Ngelin në fuqi kartelat pagesore për blerje të produkteve vendore në Maqedoni

Maqedonia

Ngelin në fuqi kartelat pagesore për blerje të produkteve vendore në Maqedoni

Më: 8 korrik 2020 Në ora: 18:44
Gjykata Kushtetuese

Kartelat pagesore të qeverisë për blerjen e produkteve dhe shërbimeve vendase nuk shfuqizohen nga Gjykata Kushtetuese. Nuk ka detaje se si shkoi seanca gjyqësore në këtë pikë, por gjykata thotë se ato mbesin në fuqi.

Shpërndarja e vauçerëve qeveritarë gjatë fushatës nuk është e diskutueshme për Gjykatën Kushtetuese.

Gjykatësit vendosën të mos fillojnë një procedurë për shqyrtimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së këtij dekreti qeveritar, të miratuar gjatë gjendjes së jashtëzakonshme.

Me dekretin, u vendos që mbi 300.000 qytetarë të marrin një kartelë pagese, e cila është planifikuar të përfundojë deri në 18 korrik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat