Kompanitë në Maqedoni kanë marrë 206 milion euro nga kthimi i TVSH-së

Maqedonia

Kompanitë në Maqedoni kanë marrë 206 milion euro nga kthimi i TVSH-së

Më: 8 korrik 2020 Në ora: 20:44
Ilustrim

Në gjysmën e parë të vitit 2020, është bërë kthim i TVSH-së prej 12.7 miliardë denarë ose 206.5 milion euro, që është 6 përqind më shumë se vitin e kaluar ose për 660 milion denarë më shumë.

“Kjo është kthimi më i lartë i TVSH-së për këtë periudhë në vitet e fundit, me çka është e rëndësishme veçanërisht duke marrë parasysh krizën me COVID-19”, thonë nga Ministria e Financave.

Nga atje thonë se krahasuar me dy vitet e kaluara, kthimi është dukshëm më i lartë. Kështu, nëse krahasojmë gjysmën e parë të vitit 2020 me të njëjtën periudhë të vitit 2018, kthimi është më i lartë për 26 përqind, ndërsa në krahasim me 2017 kthimi është më i lartë për 44 përqind.

Sipas Ministrisë së Financave, kthimi i TVSH-së për kompanitë në kushtet e krizës me COVID-19 është me rëndësi të madhe, me qëllim të ruajtjes së likuiditetit të ekonomisë, dhe kështu të inkurajojë dhe mbështesë aktivitetet ekonomike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat