Komisioni anti-korrupsion do të diskutojë për ankesën e shtruar nga OBRM-PDUKM

Maqedonia

Komisioni anti-korrupsion do të diskutojë për ankesën e shtruar nga OBRM-PDUKM

Më: 10 korrik 2020 Në ora: 09:34
OBRM-PDUKM

Komisioni Anti-korrupsion sot do të mbajë mbledhjen e 34-t, ku në rend dite ka ankesat që janë dorëzuar nga pjesëmarrësit në fushatë zgjedhore.

Komisioni e ka shqyrtuar ankesën e shtruar nga OBRM-PDUKM dhe koalicioni ‘Ripërtëritja e Maqedonisë”, përmes nënshkruesit të autorizuar Igor Janushev.

Duke i pasur parasysh rekomandimet e Qeverisë për parandalimin e përhapjes së coronavirusit dhe mospasjes së kushteve të përshtashme, mbledhje do të mbahet pa praninën e mediave por mund të ndiqet drejtpërdrejt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat