Në Krivollak shkatërrohen granata të Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore

Maqedonia

Në Krivollak shkatërrohen granata të Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore

Më: 10 korrik 2020 Në ora: 15:02
Granata

Granata të pashpërthyera të Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore dje u shkatërruan në poligonin ushtarak Krivollak nga ana Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shëptim.

Nga DMSH njoftuan se shkatërrimi i mjeteve të pashpërthuera është operacio disaditor dhe kompleks që zhvillohet sipas procedurës standarde opeative për pranim, transport dhe shkatërim të mjeteve të pashpërthyera.

“Bëhet fjalë për mjete të pashpërthyera të kalibrit të ndryshëm që janë gjetur nga DMSH në disa lokacione të vendit dhe janë të Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore” njoftojnë nga DMSH.

Në këtë operacion ka marrë pjesë edhe drejtori i DMSH-së, Adnan Xhaferoski, të cili i janë prezantuar mjetet më bashkëkohore për shkatërrimin e mjeteve të pashpërthyera që janë blerë nga DMSH.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat