Zaev: Kemi luftuar që etnitetet të jenë të barabarta dhe të bashkuara

Maqedonia

Zaev: Kemi luftuar që etnitetet të jenë të barabarta dhe të bashkuara

Më: 10 korrik 2020 Në ora: 15:11
Zoran Zaev

Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev, para banorëve të Shutkës deklaroi se gjatë qeverisjes, me guxim ka marrë vendime të rëndësishme që vendi të jetë anëtar i NATO-s dhe të hapë rrugën evropiane. Zaev shtoi se me guxim të madh ka luftuar që të gjitha etnitetet të jenë të barabarta në vend dhe të bashkuara.

“Të gjitha fjalët më të ndyra për 11 vite, ndarja e ndihmave sociale vetëm përmes shtabit të VMRO-DPMNE-së, subvencione përmes shtabit të VMRO-së, nëse je i varfër nuk je VMRO vdis! E si ashtu? Sot gjithçka është transparente, gjithçka dihet në shtet. Shumë punë ndryshuan. Në këtë periudhë edhe më shumë punë do të ndryshojnë”, deklaroi Zoran Zaev, LSDM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat