Antikorrupsioni pranoi ankesën e VMRO-së, “fondet për OJQ-të në kundërshtim me ligjin”

Maqedonia

Antikorrupsioni pranoi ankesën e VMRO-së, “fondet për OJQ-të në kundërshtim me ligjin”

Më: 10 korrik 2020 Në ora: 16:19
Biljana Ivanovska

Qeveria ka shkelë rregullat e zgjedhjeve, kur transferoi para nga buxheti në llogaritë e OJQ-ve. Komisioni në bazë ankesës së VMRO DPMNE-së dhe koalicionit, konstatoi se ndihma financiare që ishte menduar për projekte që lidhen me tejkalimin e krizës nga Kovid19, në vlerë prej 500 mijë euro, nuk duhet të ishte paguar në periudhën parazgjedhore.

Zyrtarët e antikorrupsionit do të paraqesin nismë pranë KSHZ-së, për ngritje të përgjegjësisë para gjykatës kompetente.

Duke pas parasysh se në kontratë është caktuar se pagesa duhet të bëhet në afat prej 30 ditëve, ndërsa kontratat janë lidhur më 19 qershor, do të thotë se pagesa ka mundur të bëhet edhe pas zgjedhjeve, përkatësisht pas 15 korrikut. Shikuar nga ky aspekt dhe duke u thirrur në ndalesat që dalin nga Kodi Zgjedhor, ne e pranojmë ankesën – tha Biljana Ivanovska, kryetare e komisionit kundër korrupsionit.

Nga Qeveria thonë se kanë punuar sipas programit dhe masave për ndihmë për shkak të Kovid 19. Dhe se konstatimet se nuk i është kushtuar kohë e mjaftueshme filtrimit të aplikacioneve për marrjen e ndihmës nga shteti, janë paushalle. Përfaqësuesi i Sekretariatit të përgjithshëm në seancën e sotme nuk tregoi pse paratë janë lëshuar tani dhe nuk është pritur të kalojnë zgjedhjet.

Bëhet fjalë për proces transparent dhe inkluziv që t’u ndihmohet organizatave civile në këto momente të vështira të vazhdojnë me aktivitetet e tyre, për t’i ndihmuar grupet e rrezikuara. Dhe për këtë konsideroj që ankesa është e pabazë -u shpreh Suzana Nikodijeviq Filipovska- sekretariati i përgjithshëm i Qeverisë.

Informacionet fillestare janë se mesatarisht 40 organizata civile kanë marrë nga dhjetëra mijëra euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat