Personat që transitojnë pa test PCR, për tre orë duhet ta lëshojnë Maqedoninë

Maqedonia

Personat që transitojnë pa test PCR, për tre orë duhet ta lëshojnë Maqedoninë

Më: 10 korrik 2020 Në ora: 16:25
Foto Ilustrim

Qeveria publikoi udhëzimet se si shtetasit e Serbisë, Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnjë-Hercegovinës do të mund të tranzitojnë ose qëndrojnë përkohësisht në vendin tonë. Gjatë hyrjes në kufi për në aeroportin e Shkupit apo Ohrit, nuk iu kërkohet test PCR por vetëm të nënshkruajnë deklaratë për tranzitim, sipas së cilës obligohen ta lëshojnë vendin për 3 orë.

Gjatë hyrjes në kufirin ujor, me qëllim daljen në vendkalimin kufitar për komunikacion ajror nga aeroporti i Shkupit apo Ohrit, do të duhet të tregojnë biletën elektronike dhe të nënshkruajnë deklaratën për tranzitim. Shtetasve të 4 vendeve që kanë rregulluar qëndrim të përkohshëm, iu kërkohet test PCR, jo më e vjetër se 72 orë.

Nëse kanë të caktuara kontrolle shëndetësore, pos testit iu kërkohet edhe vërtetimi shëndetësor. Përjashtohen diplomatët dhe familjet e tyre. Test iu kërkohet edhe atyre personave që jetojnë në Serbi, Kosovë, Mal të Zi apo Bosnjë edhe pse e kanë shtetësinë e Maqedonisë së Veriut. Shoferëve profesional nuk iu kërkohet test PCR, as linjave të rregullta të tranzicionit ndërkombëtar, por territorin patjetër ta lëshojnë për 3 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat