Xhaferi – Holstein: Prioritet i kryesimit gjerman është fillimi i negociatave për anëtarësimin e vendit në BE

Maqedonia

Xhaferi – Holstein: Prioritet i kryesimit gjerman është fillimi i negociatave për anëtarësimin e vendit në BE

Më: 10 korrik 2020 Në ora: 17:09
Xhaferi – Holstein

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi sot realizoi takim me ambasadoren e sapoemëruar dhe të autorizuar të Republikës Federale të Gjermanisë Anke Gisele Holstein, në të cilën siç informojnë nga pres shërbimi qeveritar, është porositur se prioritet për kryesimin gjerman është fillimi i negociatave për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut me BE-në.

“Vendi ka bërë përparime të mëdha vitet e fundit me nënshkrimin e marrëveshjeve bilaterale me Republikën e Greqisë dhe Republikën e Bullgarisë, u bë anëtare e plotfuqishme e NATO-s dhe mori vendim për fillimin e bisedimeve për anëtarësimit në BE, një vendim që duhej të ndodhte shumë kohë më parë”, theksoi Holstein.

Tani është koha së bashku me Republikën Federale të Gjermanisë, të hyhet në fazën tjetër të procesit të integrimit evropian – mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare për fillimin zyrtar të negociatave.

“Ky është prioritet i kancelares gjermane Angela Merkel dhe i Ambasadës së Republikës Federale të Gjermanisë në Shkup, e cila do të zhvillohet nga fundi i këtij viti. Aktivitetet në kuadër të presidencës gjermane me Këshillin e BE-së, e cila po mbahet në një format jostandard, do të përqendrohet gjithashtu në luftën kundër virusit korona dhe ballafaqimin me pasojat e tij, veçanërisht dëmet ekonomike dhe miratimin e një kornize të re financiare të BE-së”, porositi Holstein.

Ajo konkludoi se vendi pritet të tregojë pjekuri demokratike në mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe të vazhdojë drejt rrugës integruese, me një qeveri e cila ka legjitimitet të plotë, si dhe në pjesën e kryesimit me Procesin e Berlinit së bashku me Republikën e Bullgarisë këtë vit, si një mundësi edhe për të forcuar më tej marrëdhëniet bilaterale midis dy vendeve.

Ajo, midis tjerash, shprehu mirënjohje për pranimin dhe tha se ishte një nder i veçantë që ajo të përfaqësonte vendin e saj në Republikën e Maqedonisë së Veriut, për shkak të marrëdhënieve të shkëlqyera bilaterale pa çështje të hapura dhe bashkëpunim në shumë fusha me interes të ndërsjellë, gjë që shënon mundësi për zgjerim edhe në fusha të tjera në të ardhmen.

Në takim Xhaferi, siç informojnë nga kabineti i tij, ka shprehur falënderim për mbështetjen e deritanishme të Republikës Federale të Gjermanisë për aspiratat tona euroatlantike dhe inicimin e Procesit të Berlinit si model i afrimit drejt vlerave evropiane, si edhe se rruga reformuese ka çuar drejt anëtarësimit të plotfuqishëm në NATO dhe vendimit për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE.

Ai e përshëndeti bashkëpunimin ndërinstitucional parlamentar në të gjitha nivelet, përfshirë programin IPS dhe partneritetin me Bundestagun, përmes ndihmës për zhvillimin e projektit me Konfederatën zvicerane për avancimin e transparencën dhe llogaridhënies ndaj publikut.

Ai në takim me bashkëbiseduesen e tij ka folur edhe për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe përgatitjet për seancën konstitutive në Parlament.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat