Çairi me më së shumti rasteme 1.871 raste aktive me coronavirus

Maqedonia

Çairi me më së shumti rasteme 1.871 raste aktive me coronavirus

Më: 10 korrik 2020 Në ora: 17:51
Çairi

Në Shkup momentalisht ka 1.871 raste aktive me coronavirus, ndërsa sipas Ministrisë së Shëndetësisë, më së shumti raste ka Çairi me 323 raste.

Pas Çairit vjen Gazi Baba me 200 raste, Aerodromi me 162 raste, Butelli me 146 raste, Komuna Qendër me 146 raste, Karposhi 147, Saraj 128, Kisella Voda 108, Gjorçe 107, Studeniçan 116.

Komunat e Shkupit me numër dyshifror janë Shuto Orizare 86, Haraçina 45, Ilindeni 31, Petroveci 17, Çuçer Sandeva 16 dhe Sopishte 8.

Momentalisht numri rasteve aktive në Maqedoni është 3.449 ndërsa që nga fillimi i epidemisë është 7.777, 3.960 janë pacientë të shëruar dhe 368 kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat