Ohër, rrënohet objekti i këshilltarit të BDI-së

Maqedonia

Ohër, rrënohet objekti i këshilltarit të BDI-së

Më: 10 korrik 2020 Në ora: 18:47
Ohër

 

Në Ohër pasdite filloi rrënimi i bazamentit të betonit i këshilltarit të BDI-së në komunën e Ohrit, Nefi Useini. Kjo është pjesë e aksionit të komunës për largimin e të gjitha objekteve të paligjshme që ishte si rekomandim edhe nga UNESKO që qyteti të pastrojë gjithë brezin përgjatë bregut të liqenit nga ndërtimet e paligjshme.

Platforma e Useinit u ndërtua para rreth një viti dhe gjendet vetëm 500 metra nga bregu i liqenit. Useini thotë se është akuzuar në mënyrë të panevojshme si fajtori kryesor për rrezikimin e statusit të UNESKOS. Ai kërkoi që Komuna t’u ndihmojë të gjitha bazamenteve të paligjshme të vendosura në Ohër që t’u sigurojë lokacione të përshtatshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat