Afër 4.000 persona janë shëruar nga coronaviursi në Maqedoni

Maqedonia

Afër 4.000 persona janë shëruar nga coronaviursi në Maqedoni

Më: 11 korrik 2020 Në ora: 11:52
Ilustrim

Dje është regjistruar numri më i madh i rasteve të reja me COVID-19 deri, por gjithashtu është regjistruar numër rekord i pacientëve të shëruar nga coronavirusi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Instituti për Shëndet Publik dje ka regjistruar 368 persona të shëruar. Sipas qyteteve: Shkup-113, Kumanovë-28, Dibër-8, Shtip-15, Prilep-1, Tetovë-40, Strugë-52, Veles-1, Ohër-57, Kavadar- 1, Gostivar-8, Kriva Pallankë-4, Koçan-1, Probishtip-1, Vallandovë-2 dhe Resnje-4.

Numri i përgjithshëm i pacientëve të shëruar deri më tani ka arritur në 3.960 persona.

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë ka arritur në 7.777. Numri i të vdekurve është 368 dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 3.449.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat