Ali Ahmeti: Pse ka ardhur koha për kryeministrin e parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Ali Ahmeti: Pse ka ardhur koha për kryeministrin e parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut

Më: 11 korrik 2020 Në ora: 22:56
Ali Ahmeti

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka paraqitur idenë për të pasur një kryeministër shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

Ai tha se pavarësisht nga kundërshtimi i partive maqedonase, janë qytetarët ata që vendosin.

“Unë e kam thënë më shumë se një muaj. Nëse nuk marrim kryeministrin nuk bëhet qeveria. Nëse duan qeveri le të na japin kryeministrin, s’ka asnjë të keqe në këtë, le të zgjedhin. Unë dua të dëshmoj se bartës të sovranitetit dhe integritetit në këtë vend janë dhe shqiptarët jemi bashkëqeverisës i kemi ndarë fatet bashkë në këtë vend”, është shprehur Ali Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat