MSH: Kemi blerë tre insulina të reja me çertifikatë për cilësi

Maqedonia

MSH: Kemi blerë tre insulina të reja me çertifikatë për cilësi

Më: 12 korrik 2020 Në ora: 13:59
Ministria e Shëndetësisë

Në periudhën e kaluar janë bërë reforma thelbësore në sistemin shëndetësor për të ofruar trajtimin më të lartë cilësor për pacientët me diabet mellitus dhe sëmundje të tjera endokrine, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

“Ne kemi prezantuar tre insulina të reja për pacientët me diabet. Insulinat janë origjinale, me çertifikatë për cilësi.

Ne shkatërruam insulinë turke nga rezervat e mallrave, të blera nga importet paralele gjatë qeverisë së mëparshme, pa një verifikim të ftohtë, pa origjinë të njohur dhe pa çertifikata origjinale.

Jam krenar që po përmirësojmë mënyrën e jetës së pacientëve. Ne kujdesemi maksimalisht për ata, ata janë fokusi ynë”, thonë ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat