Qytetarët e Maqedonisë nuk do të mund të udhëtojnë për në Greqi deri më 29 korrik

Maqedonia

Qytetarët e Maqedonisë nuk do të mund të udhëtojnë për në Greqi deri më 29 korrik

Më: 12 korrik 2020 Në ora: 20:07
Foto ilustrim

Turistët që hyjnë në Greqi përmes vendkalimit kufitar “Promahonas” me Bullgarinë do të duhet të kenë një konfirmim në anglisht test PCR negativ për Covid-19 brenda 72 orë para udhëtimit.

Hyrja do të lejohet vetëm për qytetarët nga lista e vendeve të shpallura nga autoritetet greke dy javë më parë, e cila nuk përfshin Maqedoninë.

Udhëtarët që hyjnë përmes kufijve tokësor ose me aeroplan duhet të plotësojnë formularin special jo më vonë se një ditë para udhëtimit. Dispozitat e reja të qeverisë greke hyjnë në fuqi të mërkurën, 15 korrik dhe do të jenë të vlefshme deri më 29 korrik, informon “Sitel”.

Kjo do të thotë që qytetarët e Maqedonisë nuk do të kenë mundësi të hyjnë në Greqi edhe pas 15 korrikut, ndërsa një situatë e tillë do të zgjasë deri më 29 korrik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat