Maqedonia e Veriut synon të bëhet pjesë e furnizimit global për vaksinë kundër COVID-19

Maqedonia

Maqedonia e Veriut synon të bëhet pjesë e furnizimit global për vaksinë kundër COVID-19

Më: 13 korrik 2020 Në ora: 19:55
Foto Ilustrim

Qeveria gjatë ditës së sotme, respektivisht në mbledhjen e 76 miratoi informacionin që i mundëson Maqedonisë së Veriut të bëhet pjesë e furnizimit global me vaksinë kundër Covid-19, përmes mekanizmit COVAX.

Qeveria ka autorizuar ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipçe të nënshkruaj deklaratën jo të detyrueshme që shpreh synimet e vendit për t’u bashkuar me mekanizmin COVAX.

Filipçe gjithashtu është autorizuar për të marrë pjesë në diskutimet konsultative mbi hartimin e parimeve dhe funksionimin e mekanizmit, të cilat pritet të mbahen gjatë këtij muaji.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat