Austria ndalon fluturimet nga Maqedonia dhe Ballkani Perëndimor

Maqedonia

Austria ndalon fluturimet nga Maqedonia dhe Ballkani Perëndimor

Më: 14 korrik 2020 Në ora: 13:09
Foto Ilustrim

Për të luftuar pandeminë e coronavirusit, Austria ka zgjeruar listën e vendeve që u ndalohen aderimet në aeroportet austriake.

Me dekretin e ri, Ministria e Shëndetësisë ka zgjeruar listën nga 8 në 18 vende.

Nga e enjtja, aeroplanët nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, si dhe Bullgaria, Rumania, Moldavia dhe Egjipti, nuk do të mund të ulen më në aeroportet austriake.

Më herët ishte në fuqi ndalimi i fluturimeve nga Bjellorusia, Kina, Britania, Irani, Portugalia, Rusia, Suedia dhe Ukraina.

Deri në fund të korrikut do të anulohen fluturimet për në dhe nga Shkupi, Beogradi, Bukureshti, Kajro, Podgorica, Sarajeva, Sibiu, Sofja, Tirana dhe Varna.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat