Voton Ziadin Sela, ja fjalët e tij

Maqedonia

Voton Ziadin Sela, ja fjalët e tij

Më: 15 korrik 2020 Në ora: 16:17
Ziadin Sela

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela, të drejtën e tij të votës e realizoi në vendin e tij të lindjes, në fshatin Livadhi të Strugës.

Në deklaratën e dhënë për mediumet menjëherë pas votimit Sela theksoi se partia politike në pushtet nga blloku shqiptar kryen presione ndaj votuesve, por edhe tenton të fshehë parregullsi në procesin zgjedhor.

“Partia politike në pushtet nga blloku shqiptar bën presione ditëve të fundit. Jeni të informuar edhe për shumë parregullsi, shnatazhe, ryshfet etj. Edhe sot tentojnë në disa vendvotime të bëjnë probleme. Kishte një incident, më informuan në Veleshtë, duhet ta pyesni komandantin e Stacionit policor në Strugë për ta paraqitur incidentin, e jo ta fshehë të njëjtin. Por çdoherë them, kur populli dëshiron ndryshim, askush nuk mund ta pengojë.ndryshimi do të vijë dhe qytetarët do të jenë të lirë”, ka thënë Sela.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat