Bërns: Qytetarët po marrin pjesë në zgjedhje

Maqedonia

Bërns: Qytetarët po marrin pjesë në zgjedhje

Më: 15 korrik 2020 Në ora: 17:26
Kejt Mari Bërns

Ambasadorja amerikane, Kejt Mari Bërns shprehi kënaqësinë për pjesëmarrjen e qytetarëve në procesin demokratik zgjedhor në zgjedhjet e sotme të parakohshme parlamentare.

“Jam e lumtur që qytetarët e këtij vendi marrin pjesë në proces demokratik. Ekipi i Ambasadës së SHBA-ve, iu bashkëngjit OSBE-së, shoqërisë civile dhe monitoruesve ndërkombëtarë për monitorim të zgjedhjeve, dhe do të jem atje së bashku me ata”, shkroi në tuiterin  saj zyrtar, ambasadorja Bërns. Ambasada e SHBA-ve i monitorin zgjedhjet me 41 monitorues të akredituar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat