Isen Salihu: Numrat nuk japin shumë shpresë për kryeministër shqiptar në Maqedoni të Veriut

Maqedonia

Isen Salihu: Numrat nuk japin shumë shpresë për kryeministër shqiptar në Maqedoni të Veriut

Më: 15 korrik 2020 Në ora: 20:13
Isen Salihu

Isen Salihu, kryeredaktor i gazetës “Lajm” në Maqedoni të Veriut ka thënë se procesi zgjedhor është duke shkuar mirë.

Qytetarët atje janë duke votuar në ditën e tretë për të zgjedhur qeverinë e re.

Sipas Salihut ka pak gjasë që nga ky proces të dalë fitues Naser Ziberi i BDI-së, që është kandidati i parë shqiptar për këtë post.

“Numrat nuk japin shumë shpresë përveç një rezultati të afërt të rivalëve kryesorë maqedonas. Opozita nuk e ka vendosur theksin te zgjidhjet individuale por është fokusuar zgjidhjen e problemeve që kanë shqiptarët mes vete”, është shprehur Salihu në Info Magazine.

“Do të ketë rezultate të afërta mes rivalëve kryesorë”.

“Procesi zgjedhor deri tani është zhvilluar më mirë se sa që pritej. Nuk ka incidente përveç disa parregullsi të vogla si tentim për presion, blerje votash… mirëpo në përgjithësi procesi po zhvillohet mirë. Janë zgjedhjet e para që zhvillohen në kushte pandemie që monitorohen me ekip të reduktuar të OSBE-së”.

Deri tash ai ka theksuar se dalja e qytetarëve në zgjedhje ka shkuar rreth 40 përqind.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat