Mësoni sa është përqindja e votave që i mori Ziadin Sela

Maqedonia

Mësoni sa është përqindja e votave që i mori Ziadin Sela

Më: 15 korrik 2020 Në ora: 23:29
Ziadin Sela

Deri më tani, janë numëruar 13 për qind e votave në Maqedoninë e Veriut.

Nga këto vota të numëruara, nga partitë shqiptare, është duke prirë BDI me 12 për qind.

Në vendin e dytë nga partitë shqiptare, është radhitur koalicioni ASH- Alternativa e udhëhequr nga Ziadin Sela, 10 për qind të votave.

Në anën tjetër, garë shumë e ngushtë po zhvillohet edhe tek partitë maqedonase.

Koalicioni “Mundemi” e udhëhequr nga LSDM-ja prin me 34 për qind, VMRO-DPMNE me 33 për qind.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat