Bildt: Do të pasojnë negociata të gjata për formimin e qeverisë në Maqedoni

Maqedonia

Bildt: Do të pasojnë negociata të gjata për formimin e qeverisë në Maqedoni

Më: 16 korrik 2020 Në ora: 14:25
Karl Bildt

I dërguari i posaçëm i OKB-së për Ballkanin, Karl Bildt, në profilin e tij në “Twitter” shkruan se do të pasojnë negociata të gjata për formimin e një koalicioni qeverisës, i cili, sipas tij, duhet të jetë një version i tanishëm.

“Unë mendoj se negociatat e gjata për një koalicion do të pasojnë, por me siguri do të shohim një version të qeverisë aktuale në vitet e ardhshme, si rezultat i zgjedhjeve të djeshme”, thotë Bildt pas zgjedhjeve të djeshme në Maqedoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat