Për gjysmë viti realizimi i investimeve kapitale në Maqedoni është 22.51 për qind

Maqedonia

Për gjysmë viti realizimi i investimeve kapitale në Maqedoni është 22.51 për qind

Më: 20 korrik 2020 Në ora: 18:04
Maqedoni

Në gjashtë muajt e parë të këtij viti realizimi i shpenzimeve kapitale në buxhet është 22,51 për qind. Sipas të dhënave të publikuara të Ministrisë së Financave, nga 319.921.656 euro të parapara në përfundim me 30 qershorin të vitit 2020 janë realizuar 72.007.831 euro.

Në Qeveri realizimi i shpenzimeve kapitale janë 15,72 për qind nga e parapara. Për gjashtë muaj nga 5.770.373 euro të parapara janë shpenzuar 906.917 euro. Shërbimi për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta ka shpenzuar 1.232.140 euro nga të paraparat 2.647.154 euro apo ka realizim prej 46,55 për qind.

Ministria e Punëve të Brendshme nga 1 janari e deri më 30 qershor ka realizuar shpenzime kapitale prej 8,84 për qind apo 1.574.810 euro të paraparat 17.812.461 euro. Ministria e Drejtësisë është me realizim prej 40,16 për qind apo janë shpenzuar 69.671 prej 173.495 euro.

Të dhënat e publikuara tregojnë se MPJ-ja ka realizuar 3,86 për qind nga investimet kapitale apo 7.475 euro nga 193.495 euro.

Te Ministria e Financave realizimi është 58,87 për qind apo 6.137.065 euro, derisa realizimi në këtë Ministri për funksione të shtetit është 23,3 për qind apo 12.671.906 euro.

Ministria e Ekonomisë ka realizim prej 1,93 për qind apo për gjashtë muajt 37,568 euro, Ministria e Mjedisit jetësor dhe Planifikimit Hapësinor 33,11 për qind apo 2.206.902 euro, Ministria e Transportit dhe Lidhjeve и 25,94 për qind apo 16.673.702 euro.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave në gjashtë muajt e parë ka realizuar 39,55 për qind nga shpenzimet kapitale në vlerë prej 2.987.080 euro, derisa Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural është me realizim prej 53,15 për qind apo 8.636.821 euro.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ka realizim të investimeve kapitale prej 13,22 për qind apo 1.209.009 euro, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka realizuar 18,62 për qind apo 3.619.154 euro, MSHIA 22,08 për qind, gjegjësisht 287.961 euro.

Ministria e Kulturës ka realizuar më shumë se gjysma, gjegjësisht 55,65 për qind të cilat arrijnë 1.018.033 euro.

Ministria e Shëndetësisë në gjysmën e parë të këtij viti është me realizim prej 22,15 për qind. Janë shpenzuar 5.231.604 euro.

Ministria e Vetëqeverisjes Lokale ka realizuar 4,11 për qind apo 6.519 euro.

Shpenzimet kapitale apo investime kapitale, janë shpenzime të përdoruesve të buxhetit të destinuara për rrugë, shkolla, spitale, ujësjellës konvikte, objekte sportive, aparate për shëndetësi, pajisje harduer, softuer etj.

Shpenzimet kapitale në buxhet vitin e kaluar janë realizuar prej 78 për qind lidhur me projeksionin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat