Maqedonia vazhdon të mbetet në “listën e zezë” për udhëtime në shtetet e BE-së

Maqedonia

Maqedonia vazhdon të mbetet në “listën e zezë” për udhëtime në shtetet e BE-së

Më: 20 korrik 2020 Në ora: 19:31
Maqedonia

Mërgimtarët tanë nga Evropa nuk kanë marrë dritë jeshile as për dy javët e ardhshme për të kaluar pushimet në vendlindjet e tyre. Kjo për shkak se vendi ynë mbetet në listën e zezë të BE-së për lëvizje të lirë gjatë periudhës së pandemisë.

Komisioni Evropian ka përditësuar listën e shteteve që duhet të hiqen kufizimet e anëtarëve të BE-së gjatë udhëtimit. Ndalesat e BE-së vazhdojnë për këto vende: Maqedonia e Veriut, Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina, Çekia, Luksemburgu, Danimarka, Irlanda.

Zvicra mbetet që gjatë ditës së sotme të vendos për azhurnimin e listës. Dera e vetme e hapur për mërgimtarët shqiptarë në Zvicër në Ballkan mbetet Shqipëria.

Ankesave të shumta të shtetasve tanë, të cilët jetojnë dhe punojnë në vendet e BE-së nga Ministria e Jashtme u sugjerojnë t’u drejtohen ambasadave dhe zyrave konsullore. Nga Ministria e Brendshme thonë se shtetasit tanë, të cilët e kanë patjetër të kthehen këtu, kanë një zgjidhje:

“Deri më 31 Korrik lejohet hyrja edhe me pasaportë të skaduar. Nga 1 Gushti duhet të kenë edhe një fletë-udhëtimi. Deri më datë 31 Korrik të gjithë shtetasit tanë, të cilëve u kanë skaduar afatet e dokumenteve të udhëtimit mund të kthehen në RVM pa asnjë procedurë shtesë. Nga 1 Gushti u duhet fletë-udhëtimi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat