Maqedonia e Veriut e para në rajon me numrin e vdekjeve nga COVID-19

Maqedonia

Maqedonia e Veriut e para në rajon me numrin e vdekjeve nga COVID-19

Më: 20 korrik 2020 Në ora: 19:37
Maqedonia e Veriut

Maqedonia e Veriut mbetet e para në rajon dhe në Evropë sipas numrit të viktimave nga COVID-19.

Sipas bilancit të djeshëm, Maqedonia e Veriut ka më shumë vdekje për 1 milion banorë në krahasim me të gjitha vendet e Evropës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Tetë vdekjet e regjistruara dje tregojnë se numri i të vdekurve ishte 3.8 vdekje për milion banorë. Më e afërta me ne është Mali i Zi, ku dje vdiqën 3,17 njerëz për milion banorë. Në vendin e tretë është Serbia ku vdiqën 1.26 njerëz për milion banorë, e ndjekur nga Moldavia dhe Bosnja e Hercegovina me 1 vdekje për milion banorë.

Maqedonia e Veriut është në top 10 në Evropë dhe deri tani e para në rajon edhe sipas numrit të vdekjeve që nga fillimi i pandemisë, me 203 viktima të regjistruara për milion banorë.

Nga vendet e rajonit më e afërta me Maqedoninë e Veriut është Bosnja e Hercegovina, ku nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 76 vdekje në një milion banorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat