Shtabi Operativ Komunal i Dibrës: Gjendja me pandeminë është kritike

Maqedonia

Shtabi Operativ Komunal i Dibrës: Gjendja me pandeminë është kritike

Më: 20 korrik 2020 Në ora: 20:42
Dibra

Shtabi Operativ Komunal i Dibrës në mbledhjen e sotme pasdite, gjendjen epidemiologjike me COVID-19 e vlerësoi si shumë kritike, me përhapjen e përditshme të infeksionit me virusin e rrezikshëm.

Në mbledhje është vlerësuar se kjo është pasojë e nivelit të lartë të mosrespektimit të masave për mbrojtje nga ana e qytetarëve, si dhe subjektet afariste të cilat në përgjithësi nuk i respektojnë protokollet e punës, e as orarin e punës.

“Është dorëzuar kërkesë deri te Shtabi Kryesor i Krizës që të dërgojnë pulmolog në spitalin e përgjithshëm në Dibër, si dhe inspektor sanitar shëndetësor. Ministria e Shëndetësisë po përgatit projekt për ndërtim eventual të Qendrës Covid dhe në komunën tonë”, informuan nga Shtabi.

Shtojnë se Organizata Komunale e Kryqit të Kuq në bashkëpunim me shëndetin publik, spitalin e Dibrës dhe pushtetin lokal, do të përgatitë material edukativ me qëllim njoftimin e qytetarëve me masat mbrojtëse dhe pse ato duhet të respektohen.

“Gjithashtu u morëm vesh që ndërmarrja Publike Komunale ‘Standard’ dhe Njësia Territoriale Zjarrfikëse çdo të hënë dhe të premte t’i dezinfektojnë rrugën kryesore dhe ato periferike të qytetit. U bëjmë thirrje qytetarëve që të mos e anashkalojnë situatën dhe rreptësisht t’i respektojnë masat për vetëmbrojtje”, thonë nga shtabi.

Në Dibër deri më tani janë regjistruar 173 raste me COVID-19 prej të cilëve madje 122 janë nga faza e dytë e sëmundjes, pasi me rastin e regjistruar në fshatin Kosovrast i Poshtëm sëmundja përsëri, pas pesëdhjetë ditëve, u kthye në këtë rajon.

Nga numri i përgjithshëm pesë raste janë nga komuna Qendra Zhupë. Aktivë në sëmundje janë 111 persona, kanë ndërruar jetë pesë persona, ndërsa janë shëruar 57 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat