Ikën zgjedhjet, u zhdukën “bombat”, asnjë hap për analizimin e përmbajtjes së tyre

Maqedonia

Ikën zgjedhjet, u zhdukën “bombat”, asnjë hap për analizimin e përmbajtjes së tyre

Më: 20 korrik 2020 Në ora: 21:07
Foto ilustrim

Sapo nisi fushta filluan të shpërthejnë bomba gjithandej. Nëpërmjet përgjimeve ilegale apo “bombave” herë sulmohej një subjekt politik, e herë tjetri. Publikoheshin edhe nga mediat pavarësisht nëse biseda e përgjuar ishte apo jo me interes publik. Por, me përfundimin e zgjedhjeve sikur u “zhdukën” edhe bombat.

Sa institucionet relevante kanë ndërmarrë ndonjë hap për të hetuar përmbajtjen e tyre? Te Këshilli Etik i Mediave deri tash nuk është dorëzuar asnjë ankesë edhe pse “bombat” kishin qasje të njëanshme.

“Konsideroj se shfrytëzimi i materialeve të tilla gjatë periudhës parazgjedhore, më shumë shërbeu për qëllime të fushatës dhe për të sulmuar kundërshtarin politik, se sa për të përmbushur interesin publik. Tash kur kaloi fushata zgjedhore me automatizëm humbën edhe materialet e tilla. konkretisht për publikimin e “bombave” nga mediat nuk kemi marrë ankesa ”, tha Marina Tuneva nga Këshilli Etik i Mediave.

Ankesa deri para një kohe nuk ka pasur as në Prokurorinë Publike të Shkupit. Megjithatë, nga atje thonë se në rast se dorëzohen ankesa në prokurori të tjera, ato shqyrtohen në dy pika:

“Analizohet përmbajtja e “bombave” dhe nga ku burojnë të njëjtat. Në rast se në përmbajtje vërehen se ka elemente të veprës penale, atëherë formohet lëndë”, thonë nga Prokuroria Publike.

Tuneva këshillon se në raste të tjera, mediat para se të publikojnë materiale të përgjuara, patjetër e kanë të hetojnë burimin e tyre dhe qëllimin e publimit të tyre. Përndryshe, me ndryshimet e fundit në Kodin penal “Bombat” nuk përdoren më si dëshmi materiale, por vetëm si indicie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat