Sejdini: Gjykata Administrative është e gatshme të pranojë padi për vendimet e KSHZ-së

Maqedonia

Sejdini: Gjykata Administrative është e gatshme të pranojë padi për vendimet e KSHZ-së

Më: 20 korrik 2020 Në ora: 22:29
Foto ilustrim

“Jemi të gatshëm të pranojmë padi nga ana e përfaqësuesve të autorizuar, në lidhje me procesin zgjedhor. Megjithatë, deri në këtë moment nuk ka arritur asnjë padi”.

Këtë në një intervistë për TV Tellma, e tha kryetari i Gjykatës Administrative Burim Sejdini. Ai shpreson se nuk do të vijë deri tek bllokimi i gjykatës, pasi siç tha janë marrë të gjitha masat që ata të punojnë në mënyrë efikas.

“Është kryer shorti i këshillave për vendosje pas zgjedhje, kështu që jemi të bindur se Gjykata Administrative me sukses do t’i kryejë kompetencat e saj ligjore, e ajo është të vendosë për paditë dhe të kemi rezultate zyrtare përfundimtare për zgjedhejet e parakohshme kuvendare 2020”, tha Sejdini.

Ai shtoi se po bëhen përpjekje edhe më tej, që Gjykata Administrative të funksionojë në mënyrë sa më efikase.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat