Vazhdon rritja e numrit të të infektuarve me COVID-19, në tetë komuna numër treshifror i rasteve aktive

Maqedonia

Vazhdon rritja e numrit të të infektuarve me COVID-19, në tetë komuna numër treshifror i rasteve aktive

Më: 21 korrik 2020 Në ora: 09:09
Foto Ilustrim

Numri i të infektuarve me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut vazhdon të jetë i lartë. Gjatë ditës së djeshme janë regjistruar 96 raste të reja nga 724 testime, ndërsa numri i rasteve aktive vazhdon të jetë edhe më tej i lartë.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve në vend që nga fillimi i epidemisë ka arritur në 9249, prej të cilëve 4871 janë shëruar, ndërsa 432 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive është 3946.

Prej numrit të përgjithshëm në Shkup ka 1880 raste aktive, në Shtip-300, Tetovë 299, Kumanovë-226, Gostivar-196, Strugë-188, Shën Nikollë-185, Ohër-129, Dibër-111.

Deri tani në vend janë bërë 86.543 testime për COVID-19.

Në Klinikën Infektive janë pranuar pesë pacientë, gjithsej 91 pacientë janë të shtruar në spital, nga të cilët 43 pacientë janë në mbështetje të oksigjenit dhe nuk ka pacientë në aparatin e frymëmarrjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat