Sot pritet të vazhdojë gjykimi për rastin “Lidhja ndërkombëtare”

Maqedonia

Sot pritet të vazhdojë gjykimi për rastin “Lidhja ndërkombëtare”

Më: 21 korrik 2020 Në ora: 09:40
Foto Ilustrim

Në Gjykatën Penale të Shkupit sot duhet të mbahet seancë për rastin “Lidhja ndërkombëtare”, në të cilën i akuzuari i parë është Bojan Jovanovski – Boki 13.

E dyshuar gjithashtu është edhe nënkryetarja e OJQ-së Lidhja ndërkombëtare, Jasna Mandiq, deputetja Frosina Remenski, asistentja e Boki 13 Hristina Bllazhevska dhe babai i tij, Mile Jovanovski.

Përveç tyre, akuzë ka edhe ndaj OJQ-së si subjekt juridik.

Në këtë lëndë të dyshuar janë dy biznesmenë pasi nëpërmjet projekteve për ndërtimin e qendrës evropiane i kanë mashtruar personat e moshuar dhe serviset mobile, dhe nëpërmjet Agjencisë për të drejta autoriale, kanë paguar rreth 1 milion euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat