Publikohet raporti javor për COVID-19 në Maqedoni: Ulje e vogël e rasteve të reja

Maqedonia

Publikohet raporti javor për COVID-19 në Maqedoni: Ulje e vogël e rasteve të reja

Më: 21 korrik 2020 Në ora: 11:37
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë informon se Instituti për Shëndet Publik sot e ka publikuar raportin javor për periudhën 13 deri 19 korrik 2020. Nga MSH thonë se raporti tregon ulje të numrit të rasteve të reja dhe personave të shëruar, ndërsa rritje të rasteve të vdekjeve, në lidhje me javën paraprake.

Në periudhën e cekur janë bërë gjithsej 8161 testime (1834 më pak se në periudhën 6 – 12 korrik) dhe janë regjistruar 1038 raste pozitive, që është për 35 më pak se java paraprake.

Të sëmurë të rinj janë regjistruar në 26 qytete, ndërsa përqindja më e madhe është në Shkup (39.9%) dhe në Shtip (14.4%). Në 17 qytete numri i rasteve të reja ka qenë nën 20.

Në këtë periudhë, vërehet një ndryshim në strukturën e moshës së të infektuarve rishtas në krahasim me javët e mëparshme, ku përqindja më e lartë janë personat midis 40-49 vjeç (21.1%), pastaj personave mbi 60 vjeç (20.6%), një numër më i madh i të infektuarve është regjistruar tek personat midis moshës 30-39 – (20.4%) dhe te personat e moshës 50-59 vjeç – (19,7%).

Numri më i ulët i të infektuar është tek fëmijët të moshës 0-9 vjet – (2.2%), dhe 10-19 vjet – (3.5%).

Prej rasteve që janë hetuar në mënyrë epidemiologjike, janë hospitalizuar 88 persona ose 9.5% e personave të rinj të infektuar, që paraqet ulje prej 2% në lidhje me javën paraprake.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat