Gjatë një aksidenti me rimorkion e kamionit, humb jetën 35 vjeçari

Maqedonia

Gjatë një aksidenti me rimorkion e kamionit, humb jetën 35 vjeçari

Më: 21 korrik 2020 Në ora: 13:00
Foto Ilustrim

Një 35 vjeçar nga fshati Marena të Kavadarit ka humbur jetën, pasi me rimorkion e kamionit ka prekur telat e largpërçuesit të rrymës elektrike. Rastin tragjik e kanë konfirmuar edhe nga MPB-ja.

Ndërkohë Ratko Grkov nga ekipi i Ndihmës së Shpejtë ka deklaruar se menjëherë pas marrjes së thirrjes kanë arritur në vendngjarje ku kanë gjetur një trup pa shenja jete.

Sipas Grkov edhe përkundër përpjekjeve të ekipit të Ndihmës së Shpejtë për ta kthyer në jetë 35 vjeçarin, një gjë e tillë nuk ndodhi, dhe ekipi vetëm se konstatoi vdekjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat