Komisioni Rregullator i Energjetikës njoftoi se akciza e benzinës do të ulet nga tre në dy denarë.
Kjo ulje është përllogaritur edhe në çmimet më të fundit që KRRE i publikoi sot e të cilat do të vlejnë nga mesnata. Benzina 95 dhe 98 ulet për 1.5 denarë për litër, dhe do të shitet për 60 respektivisht 62 denarë për litër.
Ndërsa çmimi i naftës është ulur për gjysmë denari për litër dhe do të jetë në 53 denarë për litër.