Po bëhet ekspertizë e materialeve-financiare për rastin “Perandoria”

Maqedonia

Po bëhet ekspertizë e materialeve-financiare për rastin “Perandoria”

Më: 21 korrik 2020 Në ora: 14:48
Orce Kamçev

Prokurorja Vilma Ruskovska sot deklaroi është intensifikuar hetimi për rastin “Perandoria”.

“Lënda është dhënë për ekspertizë. Do të kryhet ekspertiza materiale-financiare të lëndës. Do të dëgjohen edhe disa dëshmitarë, por ato do të jenë paralele, përderisa rrjedh ekspertiza, do të dëgjohen. Për këta dëshmitarë koleget thonë se janë të domosdoshme”, tha Ruskovska.

Këtë lëndë e ka hapur PSP, ndërsa në mesin e të dyshuarve është edhe biznesmeni Orce Kamçev, dëshmitari nga rasti “Haraçi”. Të dy rastet janë të ndërlidhura ngushtë sepse sipas prokurores Ruskovska, Kamçevi i ka dhanë Jovanovskit dhe Katica Janevës 1.5 milion euro që ta shpëtojnë nga ndjekja për rastin “Perandoria”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat