Sot asnjë viktimë dhe 163 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Maqedonia

Sot asnjë viktimë dhe 163 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Më: 21 korrik 2020 Në ora: 14:57
Foto Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut informon se në 24 orët e fundit janë bërë 1636 testime për coronavirus, ndërsa 163 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej tyre në Shkup ka 52, Kumanovë-21, Dibër-2, Shtip-33, Tetovë-4, Strugë-7, Veles-2, Manastir-5, Ohër-1, Kavadar-4, Gostivar-17, Strumicë-2, Koçan-2, Probishtip-2, Demir Hisar-3, Makedonski Brod-1, Shën Nikollë-3, Kërçovë-1, Resnjë-1.

Pas disa ditëve me radhë, në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë.

Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 69 pacientë të shëruar. Prej tyre në Shkup-31, Dibër-1, Shtip-10, Prilep-4, Tetovë-1, Veles-3, Kavadar-2, Gostivar-6, Probishtip-1.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 9412, prej të cilëve 4940 janë shëruar, ndërsa 432 kanë ndërruar jetë. Për momentin raste aktive janë 4040.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat