MPPS: Pushimi i lehonave do të vazhdojë deri në përfundimin e masave të përkohshme

Maqedonia

MPPS: Pushimi i lehonave do të vazhdojë deri në përfundimin e masave të përkohshme

Më: 21 korrik 2020 Në ora: 17:17
Foto Ilustrim

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale informon se pushimi i paguar i punëtorëve që janë në pushim të lindjes, do të zgjat aq sa janë në fuqi masat e përkohshme për mbrojtje nga përhapja dhe parandalimi i COVID-19.

“Për të siguruar mbrojtje dhe kujdes për fëmijët, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi dekret me fuqi ligjore për zbatimin e Ligjit për marrëdhëniet e punës gjatë gjendjes së jashtëzakonshme (“Gazeta Zyrtare e RSM” Nr. 90/20), me të cilën mungesa në punë e punëtorëve që janë në pushim të lindjes, do të vazhdojë të paguhet deri në skadimin e masave të përkohshme për mbrojtje nga përhapja dhe parandalimi i COVID-19″, thonë nga MPPS.

Ata shtojnë se vendimi për vazhdimin e pushimit të lindjes është sjellë nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me rekomandimin e Komisionit për sëmundje infektive.

Nga MPPS thonë se pagesa e pushimit të lehonisë rregullohet nga Fondi i sigurimeve shëndetësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat