Çairi, Gazi Baba dhe Aerodromi me më së shumti raste me Covid-19 në Shkup

Maqedonia

Çairi, Gazi Baba dhe Aerodromi me më së shumti raste me Covid-19 në Shkup

Më: 21 korrik 2020 Në ora: 17:48
Çairi

Që nga fillimi i epidemisë, në Maqedoninë e Veriut ka 9.412 pacientë të diagnostifikuar. Prej tyre 4.940 janë shëruar, 432 kanë humbur jetën, ndërsa momentalisht në Maqedoni ka 4.040 rate aktive me Covid-19.

Shkupi është qyteti me më së shumti raste me coronavirus, përkatësisht në kryeqytet ka 1.892 raste.

Me më së shumti raste brenda Shkupit vazhdojnë të jenë Komuna e Çairit, Gazi Babës dhe Aerodromit.

Në Çair ka 285 raste aktive, Aerodrom 193, Gazi Babë 208, Komuna Qendër 162, Karposh 176, Saraj 116, Kisella VOda 150, Gjorçe Petrov 120, Sutdeniçan 109, Shuto Orizare 105, Haraçinë, Ilinden 24, Petrovec 21, Çuçer Sandevë 12, Sopishte 20, Zelenikovo 12, Stranec 7.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat