Bujar Osmani: Edhe më tej presim mbështetje të fuqishme nga Sllovenia për integrimet evropiane

Maqedonia

Bujar Osmani: Edhe më tej presim mbështetje të fuqishme nga Sllovenia për integrimet evropiane

Më: 21 korrik 2020 Në ora: 18:08
Bujar Osmani

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, në Sekretariatin për Çështje Evropiane mbajti takim me Ambasadorin e Sllovenisë në vend, Milan Jazbec, me rastin e përfundimit të mandatit të tij.

Zëvendëskryeministri Osmani, sipas njoftimit të  SÇE-së, shprehu mirënjohje të thellë për mbështetjen dhe angazhimin e përgjithshëm të Ambasadorit Jazbec gjatë kohës së mandatit të tij, duke përfshirë mbështetjen të cilën e siguroi Republika e Sllovenisë për vendin tonë për ballafaqimin e suksesshëm me pandeminë e shkaktuar nga COVID19.

“Sllovenia është njëra nga mbështetësit dhe aleati ynë më i afërt në përpjekjet tona për integrim në BE, dhe sinqerisht shpresoj se e njëjta do të vazhdojë edhe më tej posaçërisht në gjysmën e dytë të vitit 2021, kur Sllovenia do të kryesojë me Këshillin e BE-së në drejtim të avancimit të negociatave aderuese”- theksoi Osmani.

Në këtë rast ai u falënderua edhe për mbështetjen e pa rezervë nga Republika e Sllovenisë për anëtarësimin tonë me NATO Aleancë në veçanti që Sllovenia ishte vendi i dytë Kuvendi i së cilës ratifikoi Protokollin aderues për anëtarësimin e vendit tonë në NATO, si dhe shprehu kënaqësi që pikërisht gjatë kohës së mandatit të tij vendi ynë u bë anëtari i 30 i NATO-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat