Moti gjatë ditës së nesërme në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Moti gjatë ditës së nesërme në Maqedoninë e Veriut

Më: 21 korrik 2020 Në ora: 19:12
Foto ilustrim

Siç njoftojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, moti nesër do të jetë me diell dhe me erë në drejtim veriperëndimor.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 11 deri 21 gradë celsius, ndërsa temperatura maksimale do të jetë nga 29 deri 36 gradë celsius.

Në Shkup moti do të jetë i njëjtë, me diell dhe me erë në drejtim veriperëndimor ku temperatura maksimale do të arrijë 33 gradë celsius.

Gjatë ditëve të ardhshme moti do të jetë me diell dhe nxehtë, përveç të premtes pasdite dhe të shtunës, ku pritet të ketë reshje të shiut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat