Donacioni nga sektori i biznesit në drejtim të luftës kundër pandemisë arriti në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Donacioni nga sektori i biznesit në drejtim të luftës kundër pandemisë arriti në Maqedoninë e Veriut

Më: 21 korrik 2020 Në ora: 20:12
Pamje nga vendi i ngjarjes

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, në rolin e Koordinatorit për Ndihmë të Huaj në vend, sot në Sekretariatin për Çështje Evropiane pranoi donacionin e testeve SARS-COVID19 për diagnostikimin e virusit KOVID-19.

Donacionin e siguruan sipërmarrësit Lazim Destani nga kompania “Ekolog”, Nazim Viqa nga kompania “ABBRUCH AWR” dhe Remzi Ejupi nga kompania “Eurokoha”. Testet janë paraparë për Institutin për Shëndet Publik dhe menjëherë do të vendosen në funksion.

Zëvendëskryeministri Osmani gjatë pranim- dorëzimit shprehu mirënjohje deri tek biznismenët për këtë donacion “Mirënjohje të sinqertë deri tek gjithë bashkësia e biznesit për mbështetjen e vazhdueshme në ballafaqimin me COVID19, natyrisht mirënjohje të veçantë për Destani, Viqa dhe Ejupi për donacionin e sotëm, i cili paraqet mbështetje të rëndësishme në ballafaqimin me pandeminë” – theksoi Osmani gjatë dorëzimit të donacionit.

Përfaqësuesi i donatorëve gjatë takimit theksoi se ky është vetëm një kontribut i vogël në luftën e vendit me pandeminë botërore, me shpresë të nxitjes së sipërmarrësve tjerë për tu kyçur në këto aktivitete humanitare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat