E majta do të parashtrojë 101 aktpadi në Gjykatën Administrative

Maqedonia

E majta do të parashtrojë 101 aktpadi në Gjykatën Administrative

Më: 21 korrik 2020 Në ora: 21:59
Dimitar Apasiev

Kreu i partisë E majta, Dimitar Apasiev bëri të ditur se 1.500 ankesat e partisë së tij janë hedhur poshtë me të drejtë dhe se ai do të dërgojë aktpadi të tjera në Gjykatën Administrative.

“Ekipi ynë juridik do të parashtrojë 1010 aktpadi në Gjykatën Administrative”, shkroi mes tjerash Apasiev në ‘Facebook’.

Deri tani aktpadi në Gjykatën Administrative kanë parashtruar koalicioni AA dhe Integra.

Arben Taravari nga Aleanca për Shqiptarët nuk shprehu optimizëm në lidhje me vendimin e Gjykatës Administrative për shkak se sipas tij, ka gjyqtarë të vendosur nga politika.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat