Gruevski nuk do të jetë kryetar nderi i VMRO-së, Mickoski vazhdon në krye të partisë

Maqedonia

Gruevski nuk do të jetë kryetar nderi i VMRO-së, Mickoski vazhdon në krye të partisë

Më: 22 korrik 2020 Në ora: 13:05
Gruevski

Komiteti qendror i VMRO-DPMNE-së në seancën e mbrëmshme ka vendosur që të bëhen ndryshime në statusin e partisë dhe të heq kryetarët dhe anëtarët e nderit të partisë. Kjo do të thotë se Nikolla Gruevski nuk është më kryetar nderi i VMRO – DPMNE-së, ndërsa Hristijan Mickoski mbetet në krye të partisë më të madhe opozitare në vend, kanë informuar nga VMRO – DPMNE.

Komitetit ekzekutiv vendosi që të autorizohet lideri i partisë Hristijan Mickoski të negociojë për formimin e shumicës së re parlamentare.

Kryetari i komisionit statutar të partisë, Pançe Toshkovski mbrëmë pas përfundimit të KQ të VMRO-DPMNE-së ka deklaruar se vendimi është sjellë njëzëri. Vendimi për ndryshimin e Statutit të partisë që siç tha Toshkovski, “është në drejtim të demokratizimit më të madh të partisë”.

“Një nga ndryshimet është ajo që kufizohet mandati i kryetarit të partisë, ose ai do të mund te drejtojë partinë dy mandate dhe eventualisht edhe një nëse zgjidhet me dy të tretat e shumicës në Kongres. Risi është edhe ajo që kërkesë për mbajtjen e Kongresit të jashtëzakonshëm do të mund të dorëzojnë një e treta e anëtarëve të Komitetit qendror, jo si tani dy të dretat. Ndryshimet parashikojnë edhe përfaqësim të barabartë të burrave dhe grave në organet e partisë”, ka thënë Toshkovski.

Statuti nuk parasheh kryetar nderi, apo siç shtoi Toshkovski, “as Nikolla Gruevski, as cilido ish kryetar nderi konform këtij statuti, nuk janë më kryetar nderi”.

LSDM përmes një komunikate ka reaguar duke thënë se, Mickoski me agjenda të rrejshme partiake, në mënyrë të pasuksesshme po tenton të fshehë humbjen e zgjedhjeve.

“Mickoski as nuk mund ta demokratizojë VMRO-DPMNE-në, as nuk mundet të marrë mandatë për formim të qeverisë. Mickoski është politikan i mposhtur, libër i lexuar edhe nga qytetarët, ndërsa çdo ditë e më shumë edhe nga anëtarët dhe mbështetësit e tij”, thuhet në reagim.

Më tej kanë porositur se, sa më shpejtë që ta pranojnë humbjen zgjedhore, aq më shpejtë Hristian Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-së do t’u përfundojë agonia në të cilën po kalojnë për momentin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat