Gjykata Administrative refuzoi 40 aktpadi të parashtruara nga koalicioni AA

Maqedonia

Gjykata Administrative refuzoi 40 aktpadi të parashtruara nga koalicioni AA

Më: 22 korrik 2020 Në ora: 17:33
Foto Ilustrim

Gjykata Administrative refuzoi 40 aktpadi nga gjithsej 75 aktpaditë e Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës, dhe i vërtetoi vendimet e KSHZ-së.

Nga gjykata poashtu njoftojnë se është refuzuar një aktpadi e Integrës ndërsa në të njëjtën kohë, në Gjykatën Administrative është parashtruar aktpadi nga Unioni Social-demokrat.

Gjatë ditës së sotme në Gjykatën Administrative u parashtruar edhe 101 aktpadi nga partia E majta.

Afati për parashtrimin e aktpadive në Gjykatën Administrative është 24 orë pasi partitë politike t’i marrin vendimet nga KSHZ.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat