Shkupi me 1.909 raste aktive me coronavirus

Maqedonia

Shkupi me 1.909 raste aktive me coronavirus

Më: 22 korrik 2020 Në ora: 17:41
Shkupi

Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, në Shkup momentalisht ka 1.909 raste aktive me coronavirus, ndërsa në tre komuna të Shkupit, në Çair, Gazi Babë dhe Aerodrom numri i rasteve aktive është më shumë se 200.

Sipas MSH-së, në Çair ka 275 raste aktive, Aerodrom 200, Gazi Babë 206, Butell 140, Qendër 162, Karposh 174, Saraj 115, Kisella Voda 158, Gjorçe Petrov 120, Studeniçan 109, Shuto Orizare 105.

Komunat me më pak raste aktive, përkatësisht nën 100 raste aktive janë Haraçina me 33 raste, Ilideni 25, Petroveci 22, Çuçer Sandeva 11, Sopishte 20, Zelenikovo 13.

Që nga fillimi i epidemisë në Maqedoninë e Veriut me coronaviurs janë diagnostifikuar 9.547, numri i të shëruarve është 5.071, i të vdekurve 442, ndërsa momentalisht në Maqedoni ka 4.034 raste aktive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat