Sela: Do ta rrëzojmë edhe regjimin e BDI-së

Maqedonia

Sela: Do ta rrëzojmë edhe regjimin e BDI-së

Më: 27 korrik 2020 Në ora: 20:31
foto nga vendi ngjarjes

Aleanca për shqiptarët dhe Alternativa apo koalicioni parazgjedhor “Tash është koha” sot marshojnë për siç thonë ata, për vjedhjen e votave dhe thyerjen e demokracisë dhe vullnetit të qytetarëve shqiptar në Maqedoni, duke drejtuar gishtin tek BDI-ja që i ka fituar zgjedhjet në zgjedhjet e 15 korrikut që janë mbajtur në vend.

Me parulla “Krimi Shtetëror Zgjedhor”, “Duam drejtësi” dhe “Hajnat n’burg, jo n’Qeveri” filloi marshi nga parku i Çairit.

Marshi ka ecur në mënyrë të qetë deri tek zyra e Bashkimit Evropian në Shkup ku edhe kanë mbajtur fjalim zyrtarë të dy partive organizatore të marshit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat