ASH dhe Alternativa marshuan për zgjedhje demokratike dhe korrekte në Maqedoni

Maqedonia

ASH dhe Alternativa marshuan për zgjedhje demokratike dhe korrekte në Maqedoni

Më: 27 korrik 2020 Në ora: 21:25
Foto

Aleanca për shqiptarët dhe Alternativa apo koalicioni parazgjedhor “Tash është koha” sot marshuan për siç thonë ata, për vjedhjen e votave dhe thyerjen e demokracisë dhe vullnetit të qytetarëve shqiptar në Maqedoni, duke drejtuar gishtin tek BDI-ja që i ka fituar zgjedhjet në zgjedhjet e 15 korrikut që janë mbajtur në vend.

Me parulla “Krimi Shtetëror Zgjedhor”, “Duam drejtësi” dhe “Hajnat n’burg, jo n’Qeveri” filloi marshi nga parku i Çairit.

Marshi ka ecur në mënyrë të qetë deri tek zyra e Bashkimit Evropian në Shkup ku edhe kanë mbajtur fjalim zyrtarë të dy partive organizatore të marshit.

Para të pranishmëve ka folur kryetari i ASH-së, Ziadin Sela i cili ka thënë “Me të vërtetë e kemi të rëndësishëm shëndetin, por më të rëndësishëm e kemi dinjitetin dhe lirinë tonë. Ky popull kërkon drejtësi në zgjedhje. Këtu e kemi KSHZ-në, vendi ku u përgatit vjedhja e votave. Ne kishim kërkesa për të marr anëtarin e komisionit. Nuk na u përgjigjën pasi ne do fitonim. Ky është vendi i krimit. Ne kemi folur në fushatë, se BDI ka vrarë shpresën e shqiptarit. Ne e dham kontributin për të rrëzuar regjimin e kaluar, e tani është koha për të rrëzuar edhe regjimin tjetër” tha mes tjerash Sela.

Gjithashtu, para marshuesve ka folur edhe kryetari i Alternativës, Afrim Gashi duke thënë “Loja nuk ka përfunduar ende. 15 korriku i këtij viti do të mbahet mend si dita masive e vjedhjes së vota. Por kjo ditë do të mbahet mend si dita e rezistencës për votën shqiptare. Më vjen keq që BDI-ja e bëri këtë krim zgjedhor. Kjo është përbuzje ndaj vullnetit të shqiptarëve. Ata që mendojnë se i kanë fituar zgjedhjet, ju them se i kanë fituar vetëm në KSHZ e jo tek shqiptarët” tha mes tjerash Gashi.

Organizatorët thonë se në marsh ka rreth 10 mijë qytetarë. Valbona Reka nga ky koalicion e lexoi deklaratën e “Marshit për drejtësi” duke ju bërë thirrje zyrtarëve të BE-së se zgjedhjet janë vjedhur dhe manipuluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat