Në Maqedoni gjatë 2019 janë sëmurë 91 persona nga Hepatiti

Maqedonia

Në Maqedoni gjatë 2019 janë sëmurë 91 persona nga Hepatiti

Më: 28 korrik 2020 Në ora: 11:00
Foto ilustrim

Sot (28 korrik) shënohet Dita Botërore e Hepatitit. Shënimi i kësaj dite në të gjithë botën ka për qëllim të ngrit vetëdijen për rëndësinë globale të virusit hepatit, mbrojtjen nga ai dhe ndikimin në gjendjen shëndetësore.

Nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se gjatë vitit 2019, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 91 të sëmurë nga Hepatiti.

“Supozohet se 325 milionë njerëz në botë jetojnë me virusin Hepatiti B dhe C. Në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit 2019-të janë regjistruar 91 të sëmurë nga Hepatiti B, kurse hepatiti C është atakuar te 50 raste. Për hepatitin A dhe B ekziston vaksinë si masë preventive”.

“Vaksina e Hepatitit B në vendin tonë nga viti 2004 po zbatohet si rutinë te të gjithë të sapolindurit, ndërkaq në mënyrë shtesë zbatohet edhe programe të vaksinimit të cilat i përfshijnë grupet e rrezikut si pacientë të dializës, punëtorë shëndetësorë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Përndryshe, Hepatiti është inflamacion i mëlçisë. Shoqërohet me vdekje të hepatociteve. Zverdhja është një nga shenjat e sëmundjes dhe është pasojë e kolestazës intrahepative.

Gjithashtu shkakton dhimbje barku, diarre, dobësi, mungesë oreksi dhe ethe.

Viruset shkaktare janë viruset e hepatitit (HAV, HBV, HCV, delta-virusi, HEV), si dhe viruse të tjera si CMV, EBV, HSV, etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat