Sela për incidentin në Komunën e Bogovinës: Ngrihet në këmbë e gjithë kjo strukturo kriminelo-policore

Maqedonia

Sela për incidentin në Komunën e Bogovinës: Ngrihet në këmbë e gjithë kjo strukturo kriminelo-policore

Më: 29 korrik 2020 Në ora: 16:16
Sela

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në ‘Facebook’ ka reaguar në lidhje me incidentin e sotëm në Siniçan të Komunës së Bogovinës.

“Këto struktura kriminelo-policore të shtetit aspirant për në BE, nuk e kanë problem të bashkëjetojnë me mafien urbane dhe lejojnë të mbijnë vend e pa vend objekte pa leje qoftë përpara ambasadave të huaja e qoftë ne qendër të Shkupit, Tetovës apo Strugës”, shkruan Sela.

E ngrihen në këmbë, shkruan Sela, e gjithë po kjo strukturë kriminelo-policore, për të penguar projektin për ujë të pijshëm për banorët e Siniçanit në Komunën e Bogovinës.

Ndryshe, Komuna e Bogovinës që nga viti 2017 drejtohet nga kryetari Albon Xhemaili i cili vjen nga radhët e Aleancës për Shqiptarët.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat