BFI e Maqedonisë publikon masat mbrojtëse që duhet të respektohen gjatë faljes së Kurban Bajramit

Maqedonia

BFI e Maqedonisë publikon masat mbrojtëse që duhet të respektohen gjatë faljes së Kurban Bajramit

Më: 29 korrik 2020 Në ora: 20:29
Ilustrim

Bashkësia Fetare Islame publikoi masat mbrojtëse që duhet të respektohen gjatë faljes së Kurban Bajramit.

Siç thonë nga BFI, namazi i Sabahut duhet të falet në shtëpi ndërsa falja e namazit të Kurban Bajramit nuk duhet të zgjasë më shumë se 15 minuta, ndërsa çdo besimtar me vetë duhet të ketë sexhade personale.

Abdesi duhet të merret në shtëpi për shkak se banjot në xhami do të jenë të mbyllura.

Nga BFI rekomandojnë që sa më shumë të shfrytëzohen oborret e xhamive për faljen e namazeve, të mbahet largësia trupore, të ndalohet qëndrimi në grupe para ose pas faljes së namazeve, të dezinfektohen xhamitë dhe të mbahen maska.

Poashtu ato rekomandojnë që të dezinfektohen duart para hyrjes së xhamive, të mos shkohet në varreza dhe vizitat tradicionale të jenë sa më të pakta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat