LSDM: OBRM-PDUKM për 100% e rritet çmimin e rrymës dhe hoqi tarifën e lirë

Maqedonia

LSDM: OBRM-PDUKM për 100% e rritet çmimin e rrymës dhe hoqi tarifën e lirë

Më: 1 gusht 2020 Në ora: 16:52
Foto ilustrim

Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së thuhet se “pas gjitha dëmeve që i bëri në sistemin energjetik, përmes projektve kriminale, OBRM-PDUKM s’ka kredibilitet të flasë për energjetikën”.

“Në kohën e OBRM-PDUKM-së, dhe kur Mickoski ishte këshilltar për energjetikë i Gruevskit, çmimi i energjisë elektrike u rrit për 100%, tarifa e lirë e rrymës u hoq, ndërsa shteti varret nga importimi i rrymës së shtrenjtë”, shprehen nga LSDM.

Ata thonë se për dallim nga OBRM-PDUKM, gjatë tre viteve janë LSDM ka bërë reforma në energjetikë.

“Vendimi i rritjes së çmimit të rrymës është marrë nga një trup i pavarur profesional, i Komisionit Rregullator për Energjetikë, në mënyrë që të ruhet funksionaliteti i sistemit energjetik në gjendje të jashtëzakonshme që vinë si pasojë e krizës së coronavirusit”, thuhet në njoftim.

Nga LSDM shtojnë se për t’u mbrojtur qytetarët, tarifa e lirë mbetet në fuqi dhe përmes kësaj tarife, 15 milionë euro mbesin te qytetarët.

“Edhe me korrektim të çmimit, Republika e Maqedonisë së Veriut edhe më tej ka një nga çmimet më të ulëta të energjisë elektrike në rajon dhe Evropë”, thonë nga LSDM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat