Policia e Shkupit me aksion kundër motoçiklistëve që bëjnë gara ilegale

Maqedonia

Policia e Shkupit me aksion kundër motoçiklistëve që bëjnë gara ilegale

Më: 2 gusht 2020 Në ora: 11:57
Ilustrim

Siç njoftojnë nga MPB, Sektori për Çëshjte të Komunikacionit pranë Byrosë për Siguri Publike në koordinim me Departamentin për Siguri në Komunikacionin Rrugor pranë SPB – Shkup, më 01/02.08.2020 nga ora 19:99 deri në ora 2:00 mbajti aksion kundër motoçiklistëve.

Aksioni përmbante zbulimin e motoçiklistëve që organizojnë apo marrin pjesë në ‘gara ilegale’ në Shkup dhe rrethinë.

Policia ka gjobitur 24 motoçiklistë te të cilët janë konstatuar kundërvajtje. Nga policia njoftojnë se poashtu është konfiskuar edhe një motor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat